Edhe pse Drita u mposht mbrëmë nga skuadra holandeze AZ Alkmaar, gjasat që kampionia e Kosovës të vazhdojë më tej në garat evropiane mbeten jashtëzakonisht të larta.
Me 8 pikë të grumbulluara, Drita shihet si pjesëmarrëse e sigurt në raundin “play off” të Ligës së Kampioneve, ku aktualisht ndodhet në zonën e kualifikimit. Ende mbetet për t’u zhvilluar edhe një ndeshje e fundit e fazës së grupeve.
Platforma e specializuar e statistikave, “Football Meets Data”, i jep Dritës plot 99.96% mundësi për të vazhduar tutje, duke e cilësuar thuajse të pamundur rënien nga pozita aktuale.
Ndeshja e radhës zhvillohet më 18 dhjetor, ku Drita përballet me ekipin spanjoll Rayo Vallecano. Sipas të dhënave të publikuara, gjasat për fitore të spanjollëve janë 89%, ndërsa Drita llogaritet me 3% mundësi për triumf. 8% janë rezervuar për rezultat të barabartë.
Pavarësisht sfidës së vështirë që e pret, kampionia e Kosovës mbetet me dyer të hapura drejt fazës së ardhshme të garës.

