Trajneri i klubit më të ltrofeshëm të Kosovës në atletikë, Zijadin Kyreziu , ka publikuar disa fotografi nga punimet që po zhvillohen në stadiumin e atletikës në Kamenicë .
Ky projekt për sportin vendor po mbështetet dhe financohet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës (MKRS) , me synim përmirësimin e aktiviteteve sportive.
Kyreziu, mes tjerash, ka shkruar se punimet në stadium kanë nisur një vit më parë dhe disa segmente të ndryshme sportive, përfshijnë objektet përcjellëse, sistemin e drenazhimit të stadiumit, tribunat dhe hapësirat e tjera funksionale.
Sipas rezultateve të arritura ndërmjet MKRS-së dhe kompanive të përzgjedhura përmes tenderimit, ky projekt pritet të përfundojë në vitin 2027 , nëse do të punohet në afatin e caktuar dhe kushtet e parapara në kontratë.

