Mobilizimi i shqiptarëve në Ushtrinë Jugosllave në Gjilan e rrethinë më 1945

 

Mobilizimi i shqiptarëve në Ushtrinë Jugosllave në  Gjilan e rrethinë më 1945

Shkruan: Emin Selimi

Pjesa e Parë

Pas  kapitullimit të Italisë fashiste në territoret të cilat i kishte administruar Italia në Kosovë , Ushtria Jugosllave do të fillojë të ashtuquajturin” spastrim” të territorit nga mbeturinat kundërrevolucionare.( lexo shqiptare).

Kështu   autori   Ivan Antonovski  në publikimin e tijë në Revistën e Enti I Historisë së Kosovës “ KOSOVA” nr. 4  v.1975  me titull Referat “Formimi dhe Zhvillimi I Brigadave të   UNQ të Kosovë- Metohisë dhe ndikimi i tyre gjatë luftës nacionalçlirimtare 1941-1945 “ .

Jep të dhëna arkivore e të dokumentuara për veprimet e këtyre brigadave në pastrimin e territorit në Komunën e Gjilanit.

 Faqe 28 të revistës “Kosova” thuhet:

 “ Lufta kundër forcave kundërrevolucionare në Kosovë – Metohi  kanë shpërthyer që me 2 dhjetor 1944.

Njësitet e caktuara për pastrimin e Drenicës nuk kanë hasur në rezistencë të madhe të grupeve armiqësore, të cilat fshehtas dhe të pavërejtura janë fshehur nëpër bodrume,male dhe strehimore tjera, shkathtë mënjanojnë luftimet me njësitë e UNQJ,përveç tjerrash ,njësitë e brigadës 26, divizionit 46 të UNQJ më 2 dhjetor u kacafytën me rreth 300 ballistë te fshati Vërbicë dhe Prroi I Vërbicës ( rajoni I Lipjanit).

Pas luftimeve të gjata forcat armiqësore u detyruan në tërheqje drejt fshatrave të afërta Gadime e Plitkoviq.

Ditën tjetër 3 dhjetor, njësitë e brigadës 27 të divizionit 46 të UNQJ dhe brigada e 2 NQ e Kosovës – Metohisë, në bashkëveprim me një bateri topa, pas luftimeve të ashpra  arritën që nga Ferizaji të ndjekin 2000 ballistë të cilët një ditë më parë u futën nga Kaçaniku e Gjilani.

Forcat balliste me këtë rast u hodhën dhe u ndoqën në drejtim të malit Zhegovc, Shar e Jezerc, me humbje  rreth 200 të vrarë. Forcat e shpartalluara balliste me këtë rast u ndanë në disa grupe më të vogla dhe u fshehën në fshatrat e afërme, duke mos treguar ndonjë aktivitet të madh. Mandej në Ferizaj formohet Këshilli NQ i qytetit këshilltarët e të cilit u zgjodhën në tubimet e qytetarëve.-

Por pa marrë parasysh jo-aktivitetin e bandave shqiptare nuk duhet harruar  se armatimet ndodhën  në masa  dhe reaksioni nuk është mundur.

Për atë  duhet që në sektorë të jemi zgjuar dhe të gatshëm dhe të jenë përherë gati për veprim kundër bandave’’- thuhej mes tjerash, në urdhëresën e Shtabit Operativ të UNQ  dhe PO për Kosovë-Metohi të 8 dhjetorit 1944, shtabeve të  nën njësive për marrjen e pozicioneve të reja.

 ( përkthim I E.S. nga gj. serbe)

“ Në bazë të kësaj urdhërese  Brigada e 4 e UNQ për Kosov-Metohi do të mbetet në sektorin e deritashëm Gjilan. Shtabi I Brigadës në Gjilan. “

Ky është një dokument për veprimet e Brigadës së 4 në çarmatosjen e popullatës në fshatrat e Gjilanit.

Është një fletë pranimi I lëshuar nga komandanti  Sava Ivanoviq  ku thuhet:             Fletëpranim

Sherif      Bektesh-                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                           

                                           Dha pushkën talijankë

                    12 fishekë  -edha ( dëftesën E.S.)  komandanti i qetës II,  Batalioni- I     Brigada -IV  pirinija       Sava Ivanoviq    5. XII.1944 

                                 (  Dokument nga arkivi I familjes  E.S)

 Komandanti   Sava Ivanoviq përmendët edhe në librin e Dr. Hakif Bajramit “ Tragjedia e Tivarit”, Prishtinë 1993 , F.170 , në listën e atyre që kishin vrarë shqipëtar pa gjyq  gjatë mobilizimit në fshatrat shqiptare më 1945 ndodhët edhe emri i Sava Ivanoviqit.

Çarmatosja dhe krimet ndaj popullatës shqiptare do të vazhdojnë edhe në vazhdim të  dhjetorit v.1944 dhe 1945. Ja edhe një dëshmi tjetër nga një brigadë si duket tjetër brigade  VII  me një komandant shqiptar 

 Dokument nga arkivi I familjes E.S.

 

Vetëm pas njëzet dite një njësi  qeta III, Batalioni II Brigada VII kësaj radhe me një komandant shqiptar Halil Korisha , për të cilin nuk kam hasur ndonjë informacion.

Me gjasë  Brigada e  VII duhet të ishte  brigadë e UNQ të Shqipërisë  që në bashkëpunim me UNQ të Jugosllavisë do ta çlironin Kosovën e Jugosllavinë.

Aktiviteti I Brigadës së  IV përmendet edhe në veprën e DR. Fehmi Rexhepi “Gjilani me rrethinë gjatë Luftës së Dytë Botërore 1941-1945”, Prishtinë 1998, f. 211 thuhët “

Në këtë drejtim u dallua Brigada e Katërt e Kosovës , e cila  vetëm gjatë 15 ditëve të qëndrimit në këto anë  mobilizoi rreth 600  luftëtar dhe likuidoi me qindra shqiptar të tjerë  që i konsideronte për kundërshtar e bashkëpunëtor të forcave nacionaliste.”

Si shihet nga dokumentet Brenda dhjetorit 1944 Sherif Bekteshit ( Selimit) gjyshit tim  i janë marrë 3 pushkë. 

Represioni I Ushtrisë Jugosllave- komuniste do të vazhdojë me likuidime  e veçanërisht përmes mobilizimit të të rinjve shqiptar nga gjithë territori I Kosovës .

Mobilizimi i dhunshëm do të fillojë diku nga  Janari  i v 1945 dhe do të mobilizohen me mijëra të rinj  me qëllim të zbrazjes së Kosovës nga burra të aftë për luftë sepse frikësohej nga organizimi i tyre në rezistencë kundër pushtetit jugosllav- komunist dhe bashkimit me Shqipërinë.

/Pjesa e dytë do të publikohet nesër/

(Autori është profesor i historisë dhe një nga shkruesit e fakteve historike të Monografisë së Gjilanit)

 

Shpërndaj me të tjerët