Këshilltari i LDK-së, Muhadin Haziri, ka komentuar shtyrjen e seancës së Kuvendit Komunal, e cila ishte parashikuar për 18 dhjetor 2025, duke theksuar se shkak është mungesa e numrave për zgjedhjen e kryesuesit.
Në një postim në rrjetet sociale, Haziri ka njoftuar qytetarët e Gjilanit dhe Karadakut se seanca është shtyrë me vendim të Kryetarit të Komunës deri në njoftimin e radhës.
Ai ka sqaruar se shkak i shtyrjes është mungesa e numrave për zgjedhjen e kryesuesit të Kuvendit, si dhe mosdakordësia për zgjedhjen e partnerit të koalicionit për qeverisjen gjatë mandatit katërvjeçar.
Haziri thekson se kjo mbetet përgjegjësi e Kryetarit të Komunës.

