Mirlind Daku bëhet baba për herë të parë

 

Futbollisti gjilanas dhe reprezentues i Kombëtares së Shqipërisë, Mirlind Daku, ka përjetuar një nga momentet më të veçanta të jetës së tij, duke u bërë baba për herë të parë.

Lajmin e bukur Daku e ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetin social Facebook, ku ka shprehur emocionet dhe mirënjohjen për këtë dhuratë të çmuar.

“Elhamdulilah, falënderimi i takon Krijuesit për këtë ndjenjë. Miresa ime, uroj që të kesh shëndet dhe shumë fat në jetë!”, ka shkruar ai.

Ky moment i paharrueshëm shënon një kapitull të ri në jetën personale të futbollistit gjilanas, i cili përveç sukseseve në fushën e blertë, tashmë ka fituar edhe rolin më të bukur,  atë të prindit.

 

Shpërndaj me të tjerët