Drita ka përmbyllur vitin futbollistik me fitore, duke mposhtur Prishtinën me rezultat 2:0 në ndeshjen e mbetur të Albi Mall Superligës së Kosovës në Futboll. T
akimi u zhvillua në stadiumin ndihmës në Gjilan.
Me këtë triumf, skuadra gjilanase arrin kuotën e 29 pikëve, duke u barazuar me Dukagjinin në pozitën e tretë.
Prishtina mbetet e dyta me një pikë më shumë, ndërsa Ballkani kryeson tabelën me katër pikë epërsi.
Goli i parë u shënua në minutën e 26-të, kur Jorgo Pëllumbi realizoi me kokë pas një krosimi të saktë të Besnik Krasniqit në shtyllën e dytë, nga një goditje e dënimit.
Vetëm dy minuta më vonë, pas një aksioni nga krahu i djathtë, Krasniqi harkoi sërish, ndërsa Ovouka me kokë dyfishoi epërsinë në 2:0.
Në pjesën e dytë, Drita menaxhoi me maturi rezultatin, duke ruajtur epërsinë, ndërsa Prishtina, pavarësisht disa përpjekjeve, nuk arriti të shënojë as golin e nderit.
Me këtë fitore, Drita do ta kalojë pushimin dimëror më e qetë, ndërsa drejtuesit e klubit vlerësojnë se skuadra tashmë është brenda objektivave të përcaktuara për këtë sezo
