Me zemër të thyer, por me shpresë të madhe, familja Mavriqi nga Kamenica u drejtohet qytetarëve për ndihmë urgjente për djalin e tyre, Lavdim Mavriqi (i lindur më 04.03.2015), i cili është diagnostikuar me Leukemi Akute Mieloide – rrezik i lartë. Lavdimi aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe ka nevojë të menjëhershme për trajtim në një qendër të specializuar hematologjike pediatrike jashtë vendit, pasi një trajtim i tillë nuk mund të realizohet në Kosovë.
Sipas dokumentacionit mjekësor, kostoja e trajtimit arrin në rreth 174,000 euro, shumë e papërballueshme për familjen pa ndihmën e njerëzve vullnetmirë.
Çdo ditë është vendimtare për jetën e Lavdimit.
Çdo ndihmë, sado e vogël, përfaqëson një shpresë për shërim.
Të dhënat për donacione: Raiffeisen Bank Leotrim Mavriqi Xhirollogaria: 1507011002198927
Familja falënderon nga zemra të gjithë ata që ndihmojnë, shpërndajnë apelin dhe luten për shërimin e Lavdimit.
Zoti ju bekoftë!


