Alarm në rrugët e Gjilanit: Gati 1.400 gjoba brenda një jave, dhjetëra aksidente

 

Brenda vetëm shtatë ditëve, Policia Rajonale e Gjilanit ka shqiptuar 1.397 gjoba trafiku, duke reflektuar shkeljet e shumta të rregullave rrugore nga ngasësit.

Sipas të dhënave zyrtare për periudhën 19–25 dhjetor 2025, janë regjistruar: 19 aksidente me dëme materiale, 15 aksidente me persona të lënduar, ndërsa 27 shoferëve u është ndaluar drejtimi i mjeteve motorike.

Policia apelon për kujdes maksimal, duke theksuar se shpejtësia, përdorimi i telefonit dhe mosrespektimi i sinjalistikës vazhdojnë të mbesin shkaqet kryesore të aksidenteve.

Autoritetet rikujtojnë se çdo shkelje mund të kushtojë jetë, duke bërë thirrje për respektim të ligjit dhe përgjegjësi në trafik.

 

Shpërndaj me të tjerët