Betim Maliqi, sportisti i vitit në Gjilan

 

Epitetin Sportisti i Vitit në Gjilan e ka fituar karateisti Betim Maliqi nga Klubi i Karatesë “Katana”

Sipas komisionit për përzgjedhjen e sportistëve më të mirë të Gjilanit, këtë vit titulli i takoi Betim Maliqit për sukseset e arritura gjatë vitit garues.

Maliqi gjatë këtij viti ka arritur rezultate të rëndësishme në arenën ndërkombëtare, duke fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian të mbajtur në Jerevan të Armenisë, si dhe është shpallur nënkampion mesdhetar në garat e mbajtura në Guadalajara të Spanjës.

Përveç këtyre sukseseve, ai ka fituar edhe shumë medalje në gara vendore dhe rajonale, duke dëshmuar ngritje të vazhdueshme në karrierën e tij sportive në nivel ndërkombëtar.

Po ashtu, titulli Trajneri i Vitit i është ndarë trajnerit të tij, Agron Ymer Tosuni, nga Klubi i Karatesë “Katana” Gjilan, për punën profesionale, angazhimin dhe kontributin e vazhdueshëm në zhvillimin e sportit.

Këto të dhëna janë bërë të ditura nga drejtuesit e Klubit të Karatesë “Katana”.

 

Shpërndaj me të tjerët