Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

 

Java e ardhshme do të karakterizohet nga mot kryesisht i vranët, me intervale të herëpashershme me diell.

Vranësirat, vende-vende, do të shoqërohen me fjolla të dobëta bore.

Temperaturat do të shënojnë rënie të ndjeshme, duke sjellë netë dhe mëngjese me acar, ndërsa era do të fryjë nga drejtime të ndryshme.

Kujdes i shtuar i pjesemarresve në trafik për shkak të ngricave të cilat në viset e larta mund të jenë prezente gjatë gjithë ditës.

E hënë

Moti i vranët dhe me intervale me diell.

• Temperaturat minimale: -7deri -4°C

• Temperaturat maksimale: 1-4°C

• Era: Kryesisht nga verilindjame shpejtësi 1-6m/s..

E martë

Mot i vranët dhe me intervale me diell.

Temperaturat minimale: – 8 deri -4C

Temperaturat maksimale: 1-3°C

Era: nga verilindja me shpejtësi 1-8m/s

E mërkurë

Moti kryesisht i vranët dhe vende-vende me fjolla të dobëta bore

Temperaturat minimale: -8 deri -4°C

Temperaturat maksimale: -2 deri 1°C

Era: kryesisht nga juglindjes me shpejtësi 1-9m/s.

E enjte

Mot i vranët .

Temperaturat minimale: -9 deri -6°C

Temperaturat maksimale: 1-3°C

Era: nga juglindja 1-11m/s

E premte

Mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me fjolla të dobëta bore.

 

Shpërndaj me të tjerët