Epërsi e madhe e VETËVENDOSJE!-s në rezultatet preliminare të zgjedhjeve

 

Nga 2.557 vendvotime të procesuara, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përfunduar numërimin e votave preliminare, duke përditësuar të dhënat zyrtare.

Rezultatet preliminare janë si në vijim:

Lëvizja VETËVENDOSJE! ka dalë e para me 49,34%, respektivisht 433.394 vota

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) renditet e dyta me 20,98% apo 184.318 vota

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) në vendin e tretë me 13,57% ose 119.201 vota

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka marrë 5,66% apo 49.698 vota

Lista Serbe ka siguruar 4,81% ose 42.235 vota

Nisma Socialdemokrate – NISMA ka marrë 1,70% apo 14.957 vota

Kosova Demokratik Türk Partisi (KDTP) ka fituar 0,61% ose 5.342 vota, ndërsa subjektet e tjera politike pasojnë me përqindje më të vogla.

 

 

 

Shpërndaj me të tjerët