Ujëvara në Qurrel të Hogoshtit, përveç zhurmës qetësuese që të prek shpirtin, hijeshisë së saj të rrallë dhe rrjedhës natyrale që shndërrohet në një lojë të dritës, ujit dhe akullit, duke krijuar një pamje magjepsëse e mbresëlënëse, në këto ditë të ftohta është veshur edhe me ngrica kristalore.
E marrë në tërësi, ajo shfaqet si një margaritar i çmuar, ku natyra shkruan poezinë e saj më të bukur.
Videoja është realizuar sot nga Arian Mavriqi, fotograf i faunës dhe ruajtës fanatik i natyrës dhe mjedisit, në Qurrel të Hogoshtit, Komuna e Kamenicës.

