Vullnetarët e një fshati të Vitisë ngjyrosin dyert e shkollës gjatë pushimit dimëror

 

Një grup vullnetarësh nga fshati Gjylekar i Komunës së Vitisë kanë shfrytëzuar pushimin dimëror të nxënësve për të ndërmarrë një aksion vullnetar dhe tejet të dobishëm për komunitetin.

Ata po i ngjyrosin vullnetarisht dyert e shkollës së fshatit, një gjest që meriton përshëndetje dhe mbështetje.

Materiali është siguruar nga Feti Mitat Sadiku, ndërsa punën vullnetare po e realizojnë djemtë e fshatit, kanë bërë të ditur në faqen zyrtare të fshatit në Facebook.

Po ashtu, është bërë thirrje për më shumë vullnetarë, në mënyrë që puna të përfundojë me kohë para fillimit të mësimit, i cili, siç dihet, nis më 8 janar.

“Ju lumtë djema, krenarë me djemtë si ju!”, thuhet në mesazhin e publikuar në faqen zyrtare të fshatit.

 

 

Shpërndaj me të tjerët