Nesër mbahet mbledhja e dytë e Kuvendit të Komunës

 

Pas betimit të kryetarit të Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni dhe anëtarëve të Kuvendit të Komunës, është thirrur seanca e dytë e kuvendit nga anëtari më i vjetër, Isa Agushi.

Në këtë mbledhje, pritet të zgjidhet kryesuesi i Kuvendit të Komunës.

Seanca, do të mbahet më 6 janar 2026, me fillim në orën 10:00, në Shkollën e Mesme të Agrobiznesit dhe Teknologjisë “Sahit Baftiu”.

Thuhet në njoftimin e komunës në faqen e saj zyrtare.

 

Shpërndaj me të tjerët