Është ndarë nga jeta në moshën 67-vjeçare Rexhep Beqiri, ish-gazetar i Radio-Gjilanit. Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e kanë bërë të ditur familjarët përmes një njoftimi mortor.
Rexhep Beqiri ka qenë pjesë e radio-stacionit të parë rajonal në Kosovë, Radio-Gjilani, ku ka punuar si gazetar deri në vitin 1990, duke dhënë kontribut të çmuar në informimin publik dhe zhvillimin e gazetarisë lokale.
Pas përfundimit të luftës, Beqiri ka shërbyer si përkthyes gjuhësor në Gjykatën Themelore në Gjilan, institucion nga i cili ishte pensionuar para dy vitesh.
Ai do të kujtohet si një qytetar shembullor i Gjilanit, i njohur për kulturën, respektin dhe mirësjelljen e tij, si dhe për përkushtimin profesional në shërbim të komunitetit.
Humbja e tij lë një boshllëk të madh te familja, miqtë dhe te të gjithë ata që e njohën dhe bashkëpunuan me të.
.

