Ka ndërruar jetë në moshën 26-vjeçare Festim Bllaca nga Gjilani

 

Është ndarë nga jeta në moshën 26-vjeçare Festim Ejup Bllaca nga Gjilani.

Lajmin e trishtë e kanë bërë të ditur familjarët e tij përmes një njoftimi mortor.

Sipas njoftimit të familjes, Festim Bllaca ka ndërruar jetë pas një sëmundjeje të papritur dhe të shkurtër, duke lënë pas dhimbje të madhe te familja, miqtë dhe të gjithë ata që e njohën.

I ndjeri kishte përfunduar Fakultetin e Arteve, drejtimi Dizajn, dhe aktualisht ishte duke punuar në Prishtinë, në profesionin e tij, ku njihej për përkushtimin dhe kreativitetin.

Familjarët dhe miqtë e kujtojnë Festimin si një djalë të urtë, të sjellshëm dhe shumë të dashur, me vlera të larta njerëzore.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet të martën (06.01.2026), me Ikindi, në varrezat e qytetit të Gjilanit, ndërsa funerali niset nga shtëpia e të ndjerit.

 

Shpërndaj me të tjerët