Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) njofton se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) po vazhdon numërimi i fletëvotimeve nga votimi me kusht në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të mbajtura më 28 dhjetor 2025.
Deri më tani, e martë, 6 janar 2026, ora 10:00, janë numëruar 18 nga 57 vendvotimet ku ishte mundësuar votimi me kusht. Vendvotimet e përfunduara i takojnë komunave:
Deçan (1), Gjakovë (2), Drenas (1), Gjilan (2), Dragash (1), Istog (1), Kaçanik (1), Klinë (1), Fushë Kosovë (2/3), Novobërdë (1), Shtërpcë (1), Junik (1), Mamushë (1), Obiliq (1), Kllokot (1).
Sipas të dhënave zyrtare, nga 57 vendvotime me kusht në 38 komuna, janë evidentuar mbi 9,900 votues të regjistruar për votim me kusht, ndërsa numri i votuesve të regjistruar në programin për personat me nevoja të veçanta ka qenë 2,860.
Numërimi i këtyre fletëvotimeve është pjesë e procesit për finalizimin e rezultateve të zgjedhjeve, ndërsa KQZ siguron se do të vazhdojë të publikojë të dhëna të përditësuara gjatë gjithë procesit.

