Në raundin e pare nuk zgjidhet kryesuesi

Në raundin e parë të votimit, Krenare Laitifi Kqiku nga Lëvizja Vetëvendosje mori 17 vota, një më pak se 18 votat e nevojshme për t’u zgjedhur kryesuese e Kuvendit Komunal në Gjilan.
Në këtë raund, 1 votë shkoi për Naser Arfifin, ndërsa 1 votë ishte e pavlefshme.
Kryesuesi i Kuvendit, Isa Agushi, dha 5 minuta pushim për t’u bërë gati për raundin e dytë të votimit.
Krenare Laitifi ka të drejtë të kandidojë përsëri, dhe në raundin e ardhshëm do të garojë vetëm me Naser Arfifin për postin e kryesueses së Kuvendit.

Shpërndaj me të tjerët