Në raundin e dytë të votimit, Krenare Latifi Kqiku nga Lëvizja Vetëvendosje u zgjedh kryesuese e re e Kuvendit Komunal të Gjilanit për këtë legjislaturë.
Ajo mori saktësisht 18 vota, aq sa ishin të mjaftueshme për tu zgjedhur kryesuese.
Krenarja është asambleistja më e vjetër nga radhët e LVV-së dhe me plot të drejtë u zgjodh për këtë pozitë.
Përveç postit të ri të kryesueses, Latifi më parë mbante edhe pozitën e shefes së Grupit të Këshilltarëve komunalë nga LVV.
Në fjalën e saj falënderuese, kryesuese Latifi theksoi:
“Kjo pozitë është një obligim dhe përgjegjësi. Do të angazhohem që ky Kuvend të funksionojë me rregull, korrektësi, barazi dhe bashkëpunim ndërkolegial. Do ta ushtroj këtë detyrë me përkushtim dhe integritet, në përputhje me ligjet në fuqi.”

