NPL “Tregu” Sh.A ka shprehur pikëllim të thellë për ndarjen nga jeta të punëtorit të saj, Fadil Matoshi.
“Humbja e tij është e rëndë jo vetëm për familjen dhe të afërmit, por edhe për kolegët dhe për ndërmarrjen tonë, ku Fadili ishte pjesë e përkushtuar e punës, duke kontribuar me ndershmëri, korrektësi dhe respekt ndër vite”, thuhet në reagimin e ndërmarrjes.
Në këto momente të vështira, NPL “Tregu” Sh.A u ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes Matoshi, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën dhe e çmuan Fadil Matoshin.
Nga ndërmarrja theksojnë se kujtimi dhe vepra e tij do të mbeten gjithmonë pjesë e pandashme e institucionit.

