Hyseni falënderon këshilltarët komunalë për miratimin e buxhetit 2026

 

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka falënderuar këshilltarët komunalë për miratimin e buxhetit për vitin 2026, i cili u votua sot në seancën e Kuvendit Komunal me 33 vota për.

Hyseni shprehu mirënjohje për të gjitha subjektet politike dhe përfaqësuesit e tyre në Kuvendin Komunal të Gjilanit, duke vlerësuar përgjegjësinë institucionale dhe bashkëpunimin në këtë proces të rëndësishëm për qytetin.

“Gjatë shqyrtimit të buxhetit janë pranuar dhe përfshirë rreth 10 kërkesa të opozitës, duke dëshmuar një qasje bashkëpunuese dhe vendimmarrje gjithëpërfshirëse”, theksoi ai.

Buxheti për vitin 2026 kap vlerën prej 42 milionë euro, duke u cilësuar si buxheti më i lartë ndonjëherë në historinë e Komunës së Gjilanit, dhe krijon një bazë të fuqishme për realizimin e projekteve zhvillimore.

 

Shpërndaj me të tjerët