Komuna e Gjilanit u bën thirrje qytetarëve që të shmangin përkohësisht qarkullimin në disa segmente rrugore për shkak të reshjeve dhe gjendjes së krijuar. Rrugët e prekura janë: rruga për Kufcë në Malishevë, rruga ndërmjet dy Livoqëve dhe magjistralja Gjilan–Ferizaj në zonën e udhëkryqit të rrugës së Cërnicës.
Qytetarët rekomandohen të përdorin rrugë alternative dhe të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes. Ekipet kompetente janë në terren duke monitoruar situatën dhe çdo zhvillim i ri do të njoftohet menjëherë.
Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin, shkruan në faqen zyrtare të komunës.

