KV Drita – Femrat po tregon qartë ambiciet për sezonin e ri, duke zyrtarizuar përforcimin e radhës nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Lojtarja amerikane Jordyn Freeman është afrimi më i ri i ekipit bardhë e kaltër.
Freeman i bashkohet Dritës si pjesë e një projekti serioz dhe konkurrues, me synim ndërtimin e një skuadre fituese që do të luftojë për çdo trofe. Përvoja dhe mentaliteti i saj pritet t’i japin forcë shtesë repartit të lojës dhe stabilitet ekipit.
Presidenti i klubit, Idriz Berisha, po udhëheq një merkato aktive dhe cilësore, duke sjellë lojtare me eksperiencë dhe karakter fitues, me objektivin e qartë për ta rikthyer Dritën në majat e volejbollit kosovar.
Me afrimin e Jordyn Freeman, KV Drita – Femrat dërgon mesazh të fortë për rivalët: ky ekip është ndërtuar për fitore dhe dominim në sezonin e ardhshëm.
