Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka rikujtuar se sot fillon manifestimi tradicional “Flaka e Janarit”, edicioni i 35-të, duke bërë thirrje për përfshirje sa më të madhe të qytetarëve në këtë ngjarje me karakter përkujtimor e kulturor.
Në një postim të tij, Hyseni ka theksuar se manifestimi do të shtrihet përgjatë tri javëve, me një mori aktivitetesh që i kushtohen dëshmorëve dhe figurave të rëndësishme të historisë sonë kombëtare.
“Sot fillojmë manifestimin tradicional ‘Flaka e Janarit’, edicioni i 35-të, me shumë aktivitete përkujtimore dhe kulturore në nderim të dëshmorëve tanë. Na u bashkoni në këtë organizim për tri javë, që të ruajmë traditën dhe ta mbajmë gjallë flakën e lirisë dhe të kujtesës”, ka deklaruar Hyseni.

