Gjilani nis “Flakën e Janarit”, në nderim të dëshmorëve dhe kujtimit të përjetshëm

 

Me homazhe në Varrezat e Dëshmorëve ka nisur edicioni i 35-të i manifestimit tradicional “Flaka e Janarit” në Gjilan.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka bërë të ditur se aktivitetet përkujtimore kanë filluar me nderimin e dëshmorëve të kombit, të cilët u flijuan për lirinë e vendit.

“Bashkë me familje të dëshmorëve, veteranë të luftës, shoqata të OVL-së së UÇK-së dhe përfaqësues institucionesh, nderuam të rënët që u flijuan në altarin e lirisë”, ka shkruar Hyseni.

Ai ka theksuar se vepra dhe sakrifica e dëshmorëve do të mbeten gjithmonë të gjalla në kujtesën kolektive dhe do të kujtohen ndër breza.

Manifestimi “Flaka e Janarit” përfshin aktivitete përkujtimore, kulturore dhe artistike, duke ruajtur dhe kultivuar vlerat e lirisë, sakrificës dhe qëndresës kombëtare.

 

Shpërndaj me të tjerët