Afrim Kqiku, një nga figurat më emblematike të fotografisë në Gjilan, ka shënuar ditëlindjen e 65-të duke mbyllur një kapitull të madh profesional dhe duke hapur një tjetër jetësor, pensionimin.
Me Foto Fari, ai dokumentoi dekada historie, emocionesh dhe ngjarjesh të qytetit.
Nuk pati ceremoni, gëzim apo dhimbje kolektive ku Afrimi të mos ishte i pranishëm, gjithmonë me aparatin në dorë dhe zemrën pranë njerëzve.
Përtej fotografisë, ai ishte humanist, donator, dashamir i sportit dhe qytetar i rrallë, simbol i korrektësisë, modestisë dhe përkushtimit.
Në vitin 2018 u shpall Qytetar Nderi i Gjilanit, një vlerësim i merituar për një jetë shërbimi ndaj komunitetit.
Afrim Kqiku pensionohet nga profesioni, por jo nga kujtesa dhe mirënjohja e Gjilanit. Sepse disa emra nuk dalin kurrë në pension. Sepse 65 është veç një numër.
Afrim Kqiku nuk ndalet, aparati i tij do të vazhdojë të tregojë histori.

