Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e një të mituri të zhdukur në Gjilan

 

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, me autorizim të Prokurorisë Themelore në Gjilan, ka lëshuar kërkesë për bashkëpunim me qytetarët dhe mediat për lokalizimin e një personi të humbur.

Bëhet fjalë për Xhengiz (Aliriza) Hyzeiri, i lindur më 15.07.2008, banues në rrugën “Lufta e Gjilanit” në qytetin e Gjilanit.

Sipas Policisë, ai është shpallur person i humbur që nga data 02.01.2026 dhe deri më tani nuk dihet vendndodhja e tij.

Policia e Kosovës u bën thirrje qytetarëve që çdo informacion që mund të ndihmojë në gjetjen e tij ta raportojnë menjëherë në:

  • stacionin më të afërt policor
  • numrin emergjent 192
  • numrin kujdestar 038 508 07 001
  • aplikacionin digjital “Lajmëro Policinë”
  • e-mail: info@kosovopolice.com

Nga Policia është bërë e ditur se të gjitha informacionet e ofruara do të ruhen në konfidencialitet të plotë.

 

Shpërndaj me të tjerët