Pas një sëmundjeje të shkurtër, të pamëshirshme dhe të papritur, ka ndërruar jetë Mitat Osmani nga Gjilani, me prejardhje nga Makreshi.
I ndjeri ishte një qytetar aktiv dhe konstruktiv, pjesëmarrës i vazhdueshëm në aktivitete atdhetare, sportive dhe kulturore.
Ai njihej si njeri punëtor, i devotshëm, parimor, i drejtë, i urtë, i respektuar dhe me kulturë të gjerë, duke lënë pas vetes kujtime të mira te të gjithë ata që e njohën.
Lajmin për ndarjen nga jeta e kanë bërë të ditur familjarët e tij, të cilët në njoftimin mortor kanë shkruar:
“Me pikëllim të thellë njoftojmë familjarët, miqtë dhe dashamirët se sot u nda nga jeta babai ynë, Mitat Avdi Osmani. Ai do të mbetet përherë në kujtimet tona si një njeri i mirë, i përkushtuar dhe i dashur për familjen dhe të gjithë ata që e njohën.”
Varrimi do të bëhet nesër, më 19.01.2026, me drekë , në varrezat e fshatit Makresh.
Familja falënderon të gjithë ata që ndajnë dhimbjen në këto çaste të vështira dhe luten për shpirtin e tij.

