Raporti i Drejtorisë së Inspeksionit për vitin 2025: punë e realizuar, por edhe vërejtje nga qytetarët
Gjatë periudhës janar–dhjetor 2025, Drejtoria e Inspeksionit e Komunës së Gjilanit ka zhvilluar aktivitete në kuadër të ushtrimit të kompetencave ligjore dhe zbatimit të legjislacionit në fuqi.
Sipas raportit vjetor, kjo drejtori ka realizuar inspektime në fusha të ndryshme, ka shqiptuar masa ndëshkuese si dhe ka ndërmarrë veprime administrative, për të cilat janë dhënë informacione të detajuara në dokumentin zyrtar.
Megjithatë, përkundër këtyre aktiviteteve, nga qytetarët janë shprehur edhe kritika lidhur me efikasitetin e veprimeve në terren.
Veçanërisht është përmendur zbatimi i Ligjit për Duhanin, ku sipas vërejtjeve, ka mungesë të kontrolleve të shpeshta dhe të vazhdueshme.
Në këtë drejtim, qytetarët kanë ngritur shqetësime edhe për mundësinë e kontrolleve selektive, duke kërkuar transparencë dhe zbatim të barabartë të ligjit në të gjitha rastet.
Për t’u informuar lidhur me punën e kësaj drejtorie mund të informoheni më shumë tek raporti në vijim, ku mund të informoheni lidhur me inspektimet, gjobat e veprimet tjera.
https://view.officeapps.live.com/op/view.aspx.
