Hyseni: Aplikoni për subvencionim të qirasë

 

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, përmes një video-mesazhi ka ftuar qytetarët që kanë nevojë për ndihmë financiare për qira të aplikojnë brenda afatit të përcaktuar.

Ai ka bërë të ditur se kanë mbetur edhe pak ditë deri në përfundimin e afatit për aplikim për subvencionimin e qirasë, duke theksuar se kjo mbështetje po vazhdon edhe në këtë mandat.

 “Së bashku me ekipin tim, gjatë mandatit të parë kemi financuar mbi 163 mijë euro për subvencionimin e qirasë dhe këtë përkrahje po e vazhdojmë edhe më tej”, ka deklaruar Hyseni.

Qytetarët e interesuar mund të gjejnë më shumë informacione dhe kriteret e aplikimit përmes linkut zyrtar të komunës.

https://gjilan.rks-gov.net/…/Njoftim-per-aplikim-per…

 

 

 

Shpërndaj me të tjerët