Kryetari Hyseni, vlerëson lartë partneritetin që kanë me Islamic Relief Kosova dhe mbështetjen

 

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka takuar drejtorin e Islamic Relief Kosova, Mohamed Soliman dhe zëvendës drejtoreshën Albulena Gashin në Prishtinë.

Në takim është diskutuar lidhur me ecurinë e projekteve aktuale që po realizohen në Komunën e Gjilanit si dhe për thellimin e bashkëpunimit.

I pari i Gjilanit, Alban Hyseni, vlerësoi lartë partneritetin që kanë me Islamic Relief Kosova dhe për mbështetjen që po japin u janë mirënjohës.

Më tej ai tregoi se është folur edhe për ecurinë e projekteve aktuale në Komunën e Gjilanit, kontributin dhe ndikimin që ato po japin në mbështetje të familjeve në nevojë dhe qytetarëve të Gjilanit në përgjithësi si dhe identifikimi i mundësive të reja për zgjerimin e bashkëpunimit.

Të dy palët shprehën gatishmërinë për të fuqizuar edhe më tej partneritetin, me synim që projektet humanitare të sjellin rezultate të prekshme për komunitetin.

 

 

Shpërndaj me të tjerët