Kryetari i Komunës së Gjilanit priti në takim Rektorin e Universitetit “Kadri Zeka”
Kryetari i Komunës së Gjilanit ka pritur sot në një takim zyrtar Rektorin e Universitetit “Kadri Zeka”, Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, së bashku me bashkëpunëtorët e tij.
Gjatë takimit u diskutua për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ndërinstitucional, me qëllim të avancimit të cilësisë akademike dhe krijimit të kushteve më të mira për studentët dhe stafin akademik.
Kryetari theksoi se arsimi mbetet një nga prioritetet kryesore të qeverisjes lokale, duke ritheksuar përkushtimin për mbështetje të vazhdueshme ndaj institucioneve arsimore dhe zhvillimit të kapaciteteve akademike në komunë.
Kryetari i Komunës së Gjilanit priti në takim Rektorin e Universitetit “Kadri Zeka”
