FSK dhe Ministria e Mbrojtjes ligjëruan në SHFMU “Agim Ramadani” në Zhegër

Në Shkollën Fillore dhe të Mesme të Ulët “Agim Ramadani” në Zhegër është mbajtur sot një ligjëratë edukative nga përfaqësues të Forcës së Sigurisë së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Mbrojtjes.

Para nxënësve të kësaj shkolle ligjëruan rreshteri Kelmend Bajraliu, ushtari i FSK-së Arian Kryeziu, si dhe përfaqësues të Ministrisë së Mbrojtjes, përfshirë Shefin e Sektorit për BCU, Afrim Maxhuni dhe zyrtarin për bashkëpunim civilo-ushtarak, Musa Zenini.

Drejtoria e shkollës ka shprehur falënderime të veçanta për të gjithë ligjëruesit, duke vlerësuar kontributin e tyre në informimin dhe vetëdijesimin e nxënësve për çështjet e sigurisë, mbrojtjes dhe rolit të FSK-së në shoqëri.

Ligjërata u cilësua si shumë e suksesshme dhe me interes të veçantë për nxënësit, duke zgjuar kureshtjen e tyre dhe duke ofruar njohuri të rëndësishme për sigurinë në jetën e përditshme.

Shpërndaj me të tjerët