Gjatë ditëve në vijim vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike, me vranësira të shpeshta dhe reshje shiu.
Sipas parashikimeve meteorologjike, java do të karakterizohet nga temperatura relativisht të ulëta për këtë periudhë dhe intervale me reshje, ndërsa në disa zona pritet edhe mjegull, sidomos në orët e mëngjesit.
Ja parashikimi i detajuar për çdo ditë nga 26 deri më 30 janar.
E hënë
Mot i vranët, reshje shiu mesatare deri të larta.
Në male: shi me borë 3–8°C , era 1–5 m/s
E martë
Kryesisht i vranët, vende-vende me riga shiu 2–8°C, era 1–5 m/s
E mërkurë
Vranësira me intervale dielli
Mjegull në mëngjes në disa zona -1–9°C, era 1–4 m/s
E enjte
Mot i vranët, reshje të herëpashershme 1–10°C, era 1–5 m/s
E premte
Vranësira dhe riga shiu -1–9°C, era 1–3 m/s

