Komuna e Gjilanit, feston 18-vjetorin e pavarësisë me aktivitete të shumta

Për nder të përvjetorit të 18-të të pavarësisë së Kosovës, Komuna e Gjilanit, mban aktivitete të ndryshme festive përgjatë katër ditëve.
Aktivitetet nisin nga 15 shkurti, ku do të jepet koncert nga nxënësit e shkollës ‘’Hello’’ në Teatrin e Qytetit në orë 14:00.

Me 16 shkurt, shpallet qytetar nderi i Gjilanit, Halil Kastrati, në Teatrin e Qytetit në orën 11:00.

Në orën 12:30 bëhet edhe prerja solemne e shiritit të objektit të Qendrës së Qëndrimit Ditor për të moshuarit, kuzhina humanitare dhe bujtina për studentë.

Me 17 shkurt, bëhen homazhe tek Kompleksi i Varrezave të Dëshmorëve në Gjilan në orën 09:00.

Derisa në orën 11:00, mbahet seancë solemne e Kuvendit të Komunës së Gjilanit e udhëhequr nga Krenare Latifi Kçiku..

Në orën 11:00 realizohet defileu i Pavarësisë nga nxënësit e shkollës “Thimi MItko” në shesh.

Pastaj në orën 12:00 jepet koncerti për fëmijë nga Naski Dancing House

Dhe në orën 19:00 jepet koncerti madhështor në Teatrin e Qytetit.

Aktivitetet mbyllen me 18 shkurt me shfaqjen Stand up comedy në Teatrin e Qytetit.

Shpërndaj me të tjerët