Një tërmet me magnitudë 4.3 shkallë është ndier sonte rreth orës 22:05, duke përfshirë Kosovën, Shqipërinë, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Sipas të dhënave të fundit, epiqendra ka qenë 22 km larg Prizrenit, në zonën kufitare mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.
Lëkundjet janë ndjerë në disa qytete, duke shkaktuar shqetësim tek qytetarët.
Deri më tani nuk raportohet për dëme materiale apo persona të lënduar, ndërsa institucionet përkatëse po monitorojnë situatën dhe gatishmërinë e zonave të prekura.

