Furra Dardana në Kamenicë ofron bukë falas për familjet në nevojë gjatë Ramazanit
Duke ruajtur traditën e solidaritetit dhe humanizmit, gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, Furra Dardana ka nisur një nismë bamirësie, përmes së cilës do të ofrojë bukë falas për familjet në nevojë.
Nga kjo furrë bëhet e ditur se dera do të jetë e hapur çdo ditë gjatë Ramazanit për të gjithë ata që kanë nevojë për ndihmë, duke synuar që askush të mos mbetet pa bukë në sofrën e tij.
Kjo iniciativë vlerësohet si një akt solidariteti dhe përkushtimi ndaj komunitetit lokal, duke sjellë lehtësim, shpresë dhe begati për shumë familje gjatë këtij muaji të bekuar.
Nga Furra Dardana u është uruar të gjithë qytetarëve një Ramazan i qetë dhe i bekuar, duke theksuar se ndihma ndaj njëri-tjetrit është vlerë thelbësore që duhet kultivuar çdo ditë.

