Pas një pritjeje të gjatë, kryetarit të Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka bërë publike kabinetin e qeverisjes së tij lokale.
“Sot mbajtëm mbledhjen e parë të qeverisjes komunale, ku prezantuam një pjesë të përbërjes së re të kabinetit qeverisës për Komunën e Gjilanit.
Zotohemi se kjo përbërje do të jetë e përkushtuar dhe transparente që gjatë 4 viteve të ardhshme të punojë me nder dhe përgjegjësi”, ka shkruar Hyseni.
Përbërja e kabinetit
Kushtrim Ibrahimi – Drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve Publike
Bajram Isufi – Drejtor i Drejtorisë për Bujqësi dhe Pylltari
Flakron Rexhepi – Drejtor i Drejtorisë për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit
Mimoza Kadriu – Drejtoreshë e Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale
Kushtrim Zeqiri – Drejtor i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport
Enver Shabani – Drejtor i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim
Eljesa Rashiti – Drejtoreshë e Drejtorisë për Kadastër, Gjeodezi dhe Pronë
Avdyl Kastrati – Drejtor i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa
Haki Huruglica – Drejtor i Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik
Isa Agushi – Drejtor i Drejtorisë për Inspeksion
Elbasan Shabani – Drejtor i Drejtorisë për Administratë të Përgjithshme
Ditëve në vijim do t’i bëjmë të ditur edhe emrat e zyrtarëve të tjerë.
