Vizion dhe energji e re, Jeton Rexhepi nis rrugëtimin në krye të Arsimit në Gjilan

Nga bankat e “Musa Zajmit” te drejtimi i arsimit gjilanas

Pas një pritjeje dhe hezitimi fillestar për të marrë përsipër njërën nga drejtoritë më sfiduese të komunës, Jeton Rexhepi ka nisur zyrtarisht rrugëtimin e tij në krye të Drejtorisë Komunale të Arsimit (DKA).

Ndonëse njoftimi erdhi një javë pas prezantimit të kabinetit të ri nga kryetari Alban Hyseni, Rexhepi ka marrë detyrën të hënën e 2 marsit.

Ky emërim merr një kuptim të jashtëzakonshëm sot, më 7 Mars, në Ditën e Mësuesit, pasi në krye të këtij dikasteri vjen një njeri që e njeh çdo cep të shkollës, nga bankat e nxënësve e deri te përgjegjësitë e rënda të ditarit.

Rexhepi, një figurë e njohur dhe respektuar në komunitetin arsimor, ka marrë detyrën e drejtorit, duke sjellë me vete një përvojë profesionale dhe një vizion të qartë për reformimin e arsimit në qytetin tonë.

Rrugëtimi akademik: Nga “Musa Zajmi” studimet Master

Jeton Rexhepi lindi në Gjilan më 8 mars 1980, qytet ku hodhi edhe hapat e parë të dijes.

Shkollimin fillor e kreu në shkollën “Musa Zajmi”, ndërsa pasionin për shkencat ekzakte të kultivimit në Gjimnazin “Zenel Hajdini”, në drejtimin matematikë-informatikë.

Rrugëtimin akademik e vazhdoi në Fakultetin e Shkencave Matematike-Natyrore (FSHMN), dega Biologji arsimore, ku u diplomua dhe më pas përfundoi me sukses edhe  studimet master në këtë fushë.

Mbi një dekadë si profesor dhe drejtues

Karriera e Rexhepit është e lidhur me mjedisin ku u formua. Nga viti 2008 deri në vitin 2023, ai shërbeu si profesor i Biologjisë në Gjimnazin “Zenel Hajdini”, duke u bërë një emër i dashur për gjeneratat e tëra nxënësish.

Përvojë e tij e shtriu edhe në një  kolegj privat arsimor, ndërsa kulmin e tyre në nivel shkolle arriti në vitin 2023, kur mori drejtimin e Gjimnazit “Zenel Hajdini”.

Gjatë tri viteve si drejtor, ai u shqua për menaxhimin e efikasitetit dhe ngritjen e disiplinës.

Ekspert i trajnimeve dhe aktiviteteve të performancës

Përveç mësimdhënies, Jeton Rexhepi ka dhënë një kontribut të çmuar si hartues i programeve trajnuese dhe trajner i certifikatës për mësimdhënësit e rinj.

Ai ka qenë një pjesë e veçantë e komisioneve të DKA-së për përmirësimin e performancës së orëve dhe rekrutimin e stafit arsimor, integritetin e duhur dhe të lartë profesional në çdo proces.

Vizioni i ri për DKA-në: Ligjshmëri dhe energji e re

Nga kjo e hënë, Rexhepi ka nisur në krye të Drejtorisë Komunale të Arsimit. Ai vjen në këtë situatë me një frymë të re, duke premtuar një parim dhe respektim strikt të dispozitave ligjore.

I njohur për sinqeritetin dhe qëndrimet e tij profesionale, ai arsimin  gjilanas  synon ta orientojë drejt standardeve moderne, duke vendosur në planin e parë meritokracinë  profesional të mësuesve.

 

 

Shpërndaj me të tjerët