Fundjavë e ngrohtë dhe me diell

Fundjavë me diell dhe temperatura pranverore deri në 17°C

Fundjava në Kosovë pritet të karakterizohet me mot të qëndrueshëm dhe temperatura relativisht të larta për këtë periudhë.

Të shtunën do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Në orët e mëngjesit, nëpër ultësira pritet të ketë mjegull, e cila gjatë ditës do të shpërndahet gradualisht.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga -2 deri në 0 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 14 deri në 17 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1 deri në 4 metra në sekondë.
Ndërkohë, të dielën pritet mot kryesisht me diell dhe i përshtatshëm për aktivitete në natyrë.

Temperaturat minimale do të jenë nga 1 deri në 3 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të sillen nga 14 deri në 16 gradë Celsius. Era do të fryjë nga verilindja, e lehtë deri mesatare.

Kushtet e motit gjatë kësaj fundjave pritet të jenë të favorshme për lëvizje dhe aktivitete jashtë.

Shpërndaj me të tjerët