Java me mot të paqëndrueshëm: shi, diell dhe rënie temperaturash në fundjavë
Java 23–27 mars 2026 pritet të sjellë kushte të ndryshueshme atmosferike, ku do të ndërthuren vranësirat, intervalet me diell dhe reshjet e shiut.
Sipas parashikimeve, dita e martë do të karakterizohet me riga lokale shiu, ndërsa të premten priten reshje më intensive, që në disa zona mund të jenë më të përqendruara.
Ditët e tjera të javës do të mbeten kryesisht të vranëta, por me hapësira të shkurtra me diell.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 0 deri në 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 5 deri në 16 gradë.
Në fund të javës pritet rënie e ndjeshme e temperaturave. Era do të fryjë kryesisht nga verilindja dhe veriperëndimi, me shpejtësi nga 1 deri në 9 metra për sekondë.
Sa i përket kushteve agrometeorologjike, reshjet e parashikuara do të ndikojnë pozitivisht në rritjen e lagështisë së tokës, duke krijuar kushte të favorshme për përgatitjen e saj dhe zhvillimin e kulturave pranverore.
Temperaturat mbeten përgjithësisht të përshtatshme për aktivitetet bujqësore. Parashikimi ditor:
E hënë: Mot kryesisht i vranët, temperaturat nga 1 deri në 13°C.
E martë: Vranësira dhe riga lokale shiu, temperaturat 0–14°C.
E mërkurë: Vranësira me intervale me diell, temperaturat 0–16°C.
E enjte: Mot i vranët me kthjellime të shkurtra, temperaturat 0–16°C.
E premte: Vranësira të dendura dhe reshje shiu, në zona malore edhe borë, temperaturat 1–8°C.
