Java me reshje shiu në Kosovë
Java nga 30 marsi deri më 3 prill do të karakterizohet me mot kryesisht të vranët dhe reshje shiu në gjithë vendin.
Reshjet më intensive priten të mërkurën dhe të enjten, ndërsa ditët e tjera do të shoqërohen me riga më të dobëta.
Temperaturat do të mbeten mbi zero, pa rrezik ngricash, duke krijuar kushte të favorshme për bujqësinë dhe zhvillimin e kulturave pranverore.
E hëna dhe e marta parashihen me vranësira dhe reshje të dobëta shiu.
Të mërkurën dhe të enjten pritet përkeqësim i motit me reshje më intensive, ndërsa të premten do të ketë sërish riga të herëpashershme shiu.
