Kryqi i Kuq i Kosovës – Dega në Gjilan, në bashkëpunim me organizatën LIZA-R, kanë realizuar një iniciativë humanitare duke siguruar veshje të personalizuara me brendin e ri LIZA-R, të dedikuara për fëmijët e familjeve në nevojë.
Këto veshje, të dizajnuara në mënyrë moderne, përfaqësojnë jo vetëm kujdesin ndaj fëmijëve, por edhe përkushtimin dhe solidaritetin në mbështetje të komunitetit lokal.
Përfaqësuesit e kësaj nisme theksuan rëndësinë e bashkëpunimeve të tilla, të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e kushteve të jetesës për familjet në nevojë.
Nga Kryqi i Kuq i Kosovës – Dega në Gjilan është shprehur mirënjohje e veçantë për organizatën LIZA-R, për bashkëpunimin dhe kontributin e dhënë në realizimin e kësaj iniciative humanitare.

