Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka prit në takim volejbollistet e Klubit të Volejbollit “Drita”.
Ai ka falënderuar dhe uruar për titullin e Kupës së Kosovës dhe për përfaqësimin dinjitoz të Gjilanit në volejbollin vendës.
Kjo pritje u realizua pas fitores së Klubit të Volejbollit “Drita”, në finale ndaj ekipit “Fer Volley” nga Ferizaj, në konkurrencën e femrave me rezultat 3-2 dhe marrjes së trofeut të Kupës së Kosovës.
Kryetari i Komunës së Gjilani, Alban Hyseni, tha se kupa mbetet në Gjilan.
“Vashat e KV “Drita” na bënë krenarë sërish. Një përmbysje e jashtëzakonshme në finale për të fituar Kupën e Kosovës për herë të 9-të”, tha Hyseni.
I pari i Gjilanit, theksoi se me 28 trofe në histori, ky ekip dëshmon se Gjilani mbetet kryeqyteti i volejbollit.
“Urime lojtareve, trajnerit Lorik Ilazi dhe gjithë qytetit tonë. Faleminderit për të gjitha emocionet”, tha kryetari Hyseni.
