Donacion i rëndësishëm për Spitalin e Përgjithshëm në Gjilan

Donacion i rëndësishëm për Spitalin e Përgjithshëm në Gjilan

Spitali i Përgjithshëm në Gjilan ka pranuar një donacion të rëndësishëm, i cili pritet të ndikojë drejtpërdrejt në përmirësimin e shërbimeve dhe kujdesit ndaj pacientëve.

Drejtori i spitalit, Dr. Afrim Cana, ka shprehur mirënjohje të thellë për donatorët, Xhaminë “Shtëpia e Paqes” dhe Shoqatën “Parandalo” me seli në Zyrih të Zvicrës,  për mbështetjen dhe kontributin e tyre të çmuar në avancimin e shërbimeve shëndetësore.

Sipas tij, ky donacion do të ndikojë në rritjen e cilësisë së trajtimit, lehtësimin e punës së stafit shëndetësor, si dhe në ofrimin e kujdesit më efikas dhe më të sigurt për pacientët.

Bashkëpunime të tilla konsiderohen thelbësore për zhvillimin dhe përmirësimin e vazhdueshëm të shërbimeve shëndetësore.

Shpërndaj me të tjerët