Gjilani zgjedh drejtuesit sindikalë, Mehmeti vazhdon në krye, Limoni nënkryetare

Zgjedhjet sindikale në Gjilan, Blerim Mehmeti rizgjidhet kryetar, Ibadete Limoni nënkryetare

Në Gjilan është mbajtur Kuvendi Zgjedhor i Nivelit Sindikal Komunal të Arsimit Parauniversitar (NSKAP), ku janë zgjedhur drejtuesit e rinj, kryesia, delegatët për Kongresin e SBASHK-ut, si dhe anëtarët për Këshillin Drejtues të këtij sindikati.

Procesi zgjedhor u zhvillua në mënyrë të rregullt dhe demokratike, në prani të përfaqësuesve të lartë të SBASHK-ut, përfshirë kryetarin Rrahman Jasharaj dhe kryetarin e Komisionit Statutar, Blendor Shatri.

Në këtë kuvend, Blerim Mehmeti është rizgjedhur kryetar i NSKAP-it në Gjilan, ndërsa Ibadete Limoni është zgjedhur nënkryetare.

Po ashtu, Kuvendi i NSKAP-it në Gjilan i ka propozuar Kongresit të SBASHK-ut që Rrahman Jasharaj të shpallet kryetar nderi.

Ndërkohë, është propozuar kandidatura e Blendor Shatrit për kryetar të SBASHK-ut, si dhe vazhdimi i mandatit të Ymer Ymerit në pozitën e Sekretarit të Përgjithshëm.

Ky kuvend u organizua në kuadër të zgjedhjeve të rregullta sindikale, të shpallura në vitin 2025, të cilat janë zhvilluar në të gjitha nivelet ,  nga shoqatat sindikale deri te nivelet komunale, universitare dhe të kulturës në kuadër të SBASHK-ut.

Shpërndaj me të tjerët