Në kuadër të edicionit të 17-të të manifestimit “Vjeshta letrare e Gjilanit”, nesër do të mbahet veprimtaria e dytë letrare, e cila i përkushtohet librit më të ri poetik të poetes së mirënjohur Naime Beqiraj, “Mos i kallxo harrimit”, i botuar në maj të këtij viti nga shtëpia botuese “Koliqi” dhe i shpallur “Libri më i mirë në poezi” në Panairin e Librit “Prishtina 2026”.
Për të vlerësuar e shpalosur këtë vepër para artdashësve e krijuesve, bashkëorganizatorët e manifestimit — asociacioni alternativ i shkrimtarëve të Kosovës, Ars Clubi “Beqir Musliu” dhe Biblioteka e Qytetit “Fan S. Noli” në Gjilan — kanë përzgjedhur pikërisht vëllimin e Beqirajt.
Rreth vlerave artistike e kritike të librit do të flasin emra të çmuar të kritikës letrare: prof. dr. Sarë Gjergji, studiuesi letrar nga Maqedonia e Veriut, Emin Azemi, si dhe poeti e kritiku nga Kosova Lindore, Nexhat Rexha.
Veprimtaria do të moderohet nga poetja dhe studiuesja e letërsisë, Blinerë Hajdari. Ndërkaq, vargje nga libri i Naime Beqirajt do të deklamojnë Linditë Dushku, Donjetë Kryeziu dhe Elenë Hajdari. Të pranishmëve do t’u adresohet me një fjalë përshëndetëse edhe vetë poetja Naime Beqiraj.
