FUTBOLL/ Gjilani barazon në Prishtinë dhe mbetet në ndjekje të “ëndrrës” evropiane

Në stadiumin “Fadil Vokrri” u zhvillua ballafaqimi më përcaktues i këtij sezoni për fatet e daljes në Evropë, ku Prishtina dhe Gjilani ndanë pikët në një barazim 1:1.

Megjithëse mysafirët nga Gjilani dominuan pjesën më të madhe të takimit, ata u mjaftuan me vetëm një pikë në një ndeshje që mund ta fitonin shumë lehtë.

Gjilani e nisi me mjaft guxim dhe pas disa tentativave, arriti të zhbllokonte rezultatin në minutën e 59-të përmes sulmuesit Senad Jaroviq, i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë.

Por, festa e kuqebardhëve zgjati vetëm tri minuta, pasi vendasit barazuan shpejt në minutën e 62-të përmes Bllacës.

Pjesa e dytë foli pothuajse tërësisht për Gjilanin, të cilët kërkuan me çdo kusht golin e fitores.

Megjithatë, ndeshja u shoqërua me polemika të shumta kur një gol i mysafirëve u anulua nga gjyqtarët, përkundër insistimit të lojtarëve gjilanas se çdo gjë ishte brenda rregullave.

Me këtë rezultat, Gjilani pozicionohet në vendin e katërt me 44 pikë, vetëm një më pak se Prishtina që mban vendin e tretë.

Meqenëse kjo pozitë mundëson daljen në garat evropiane, gara mes dy rivalëve mbetet e hapur dhe tejet e ‘tensionuar” deri në fund të kampionatit.

 

Shpërndaj me të tjerët