Mërgata e Dobërçanit në Zvicër po bëhet gati për një ngjarje të veçantë sportive dhe tradicionale.
Me rastin e festës së Kurban Bajramit, nën iniciativën e rinisë së fshatit dhe me mbështetjen e palodhur të Shoqatës “17 Shkurti”, më 31 maj 2026 do të organizohet një turne i madh futbolli.
Ky aktivitet, përveç pjesës garuese, mbart një mision të lartë humanitar. Një pjesë e të ardhurave do të shkojnë në mbështetje të klubit KF Studenti, ndërsa pjesa tjetër do t’u dedikohet familjeve në nevojë në fshatin Dobërçan.
Vetë klubi KF Studenti do të jetë i pranishëm me ekipin e tij, duke i dhënë edhe më shumë peshë këtij organizimi.
Turneu do të nisë në mënyrë simbolike me dy ekipe të fëmijëve, për të vazhduar më pas me garën kryesore ku pritet të marrin pjesë gjithsej 16 ekipe.
Për shkak të numrit të kufizuar, të gjithë të interesuarit duhet të lajmërohen deri më datën 17 maj përmes faqes zyrtare të klubit ose Shoqatës “17 Shkurti”.
Pagesa për pjesëmarrje është 350 franga për ekip, ku përfshihen edhe 7 kupona për ushqim dhe pije për lojtarët.
Organizatorët premtojnë një atmosferë festive familjare dhe adrenalinë sportive, duke ftuar të gjithë bashkëfshatarët dhe dashamirët e sportit që t’i bashkohen kësaj iniciative.
Për informata shtesë dhe detaje rreth regjistrimit, mund të kontaktoni në numrin e telefonit +41 76 377 94 05 ose përmes e-mailit: agron.zahiri@blueëin.ch.
