Aktivisti i njohur i çështjes kombëtare, Bejtullah Tahiri, ka dalë publikisht në përkrahje të Shefik Surdullit, kandidatit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për Asamblenë Komunale të Gjilanit.
Tahiri e ka vlerësuar Surdullin si një personalitet me dinjitet, profesionalizëm dhe përkushtim, duke theksuar se është një kuadër i aftë që mund t’u del në ballë detyrave në shërbim të qytetarëve.
“Ai është njëri prej atyre kuadrove që punon shumë e flet pak, edhe pse di të flasë shumë. Prandaj, vota për të është e qëlluar dhe e domosdoshme”, ka theksuar Tahiri, duke ftuar qytetarët që më 12 tetor të dalin masivisht në zgjedhje dhe të votojnë për Shefik Surdullin – Nr. 8, PDK 191, si dhe për kryetarin Riad Rashiti.

Ndërkohë, Shefik Surdulli e ka vlerësuar lart mbështetjen e veprimtarit Bejtullah Tahiri, duke e cilësuar atë si një nxitje për të punuar edhe më shumë në të mirë të qytetarëve të Gjilanit.
“Mbështetja e tij më obligon edhe më tepër që të jem në nivelin më të lartë të detyrës sime të përfaqësimit në Kuvendin Komunal të Gjilanit. Jam thellësisht mirënjohës!”, ka deklaruar Surdulli.

